Këngëtari dhe saksofonisti Manu Dibango vdiq nga koronavirusi

Këngëtari dhe saksofonisti i lindur në Cameroon, Manu Dibango, ka vdekur nga koronavirusi. Kështu u bë e ditur sot, përmes një deklarate zyrtare të postuar në faqen e tij në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë për humbjen e Manu Dibangos. Ai vdiq të martën e 24 marsit nga koronavirusi, në moshën 86-vjeçar.”

Muzikanti i njohur kryesisht shquhej për përzierjen e muzikës, jazz dhe funk, me tingujt tradicional nga vendlindja e tij, Cameroon, transmeton Koha.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Dibango ka bashkëpunuar me artistë të shumtë të tillë si, pianisti amerikan Herbie Hancock dhe pionierja nigeriane e zhanrit ‘Afrobeat’, Fela Kuti.

Në deklaratën për media thuhej se varrimi i të ndjerit do të mbahet në privatësi absolute, dhe iu kërkua fansave dhe gjithë atyre që e kanë njohur artistin, që ngushëllimet e tyre t’i dërgojnë përmes emailit. Gjithashtu u bë e ditur se kur të jetë mundësia, do të organizohet edhe një ceremoni përkujtimore për muzikantin.