Këngëtari i njohur “shpërthen” ndaj Arbana Osmanit: Turp për dramën e panevojshme, ta dini se ju shikojnë edhe fëmijët

Këngëtari i njohur nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, nuk është se reagon zakonisht për raste të këtilla, por duket se këtë herë nuk mundi të mos reagonte.

Ai në një postim në Instastory nxori gjithë zhgënjimin e tij, kundër Arbanës dhe produksionit të Big Brother Vip Albania.

Shaqir Cërvadiku shkruan ndër të tjera: “Kam pasur nji respekt e vlerësim të lartë për Arbanën por sonte jam zhgënjyer së tepërmi. Turp për produksionin çfarë ndodhi sonte duke luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes e publikut. Në botën e qytetëruar me ligj nuk lejohet publikimi i sëmundjeve apo analizave të askujt.

Keni mundur ta mbyllni këtë punë pa asnjë problem. Por si duket juve produksionit ju intereson vetëm audiencë dhe jo ana humane e njerëzore….”

ObserverKult

Shaqir Cërvadiku

Lexo edhe:

TALLJA E MADHE ME SHIKUESIT: NUK MJAFTOJNË VETËM SHFAQJET EROTIKE, NA DUHET DHE NDONJË I VDEKUR PËR SHQIPTARËT

Ajo që ka ndodhur këto ditë me Top Channel, do të shtynte çdo njeri normal që ta fikte televizionin dhe ta flakte pultin për ca kohë.

Për disa ditë me radhë, nxorën një lajm se këngëtari Luiz Ejlli është me tumor dhe rrezikon edhe jetën, pasi nga e njëtja sëmundje i vdiq edhe i ati.

Gënjeshtra u tha nga vetë Luiz Ejlli.

Kaq u desh dhe mediat e rrjeti u mbushën me lajme dhe reagime të shumta, që shprehnin keqardhje, pasi bëhet fjalë për një djalë të ri, që rrezikonte të humbiste jetën.

Duke parë formatin e shfaqjes ku u tha kjo gjë, normalisht të bënte të dyshoje, por të gjithë në fakt e besuan.

Deri dje, kur u zbulua ndoshta një nga talljet më të mëdha me publikun, nga një televizion.

Fillimisht Ejlli tha se në fakt, historia që kishte treguar, nuk ishte e tija, por e një shoku të vet…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU