Merret vendimi, Parisi e hap Disneyland

Parku i njohur, Disneyland, afër Paris është rihapur që nga e enjtja pasi nuk ka punuar për gati tetë muaj për shkak të pandemisë, por vizitorët ende duhet të ndjekin masat paraprake të sigurisë për të luftuar virusin.

Natacha Rafalski, drejtori i Disneyland, tha se rihapja e parkut është një pikë kthese për të gjithë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Francë.

“Të gjithë e kemi pritur këtë moment. Restorantet, parqet dhe objektet e hotelerisë janë çelësi për jetën franceze”, tha Rafalski. 

LEXO EDHE: Kushtet e reja në të cilat do të rihapet Disneyland