Këngëtari kërcënon publikisht Elvana Gjatën: Di të bëhem edhe i keq…

elvana

Festivali “Sunny Hill” padyshim solli emocione të forta. Yje të shumta të muzikës erdhën në Prishtinë, për të performuar para shqiptarëve, por edhe shumë të huajve të cilët kishin ardhur enkas për këtë festival.

Por bujë të madhe bëri edhe tentativa e solistit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i cili kishte tentuar të performonte në podiumin e këtij festivali pa qenë fare i ftuar.

Shemi ka folur sërish për ngjarjen, pas arrestimit që i bëri Policia e Kosovës. Ai shkoi edhe më larg duke kërcënuar hapur këngëtaren Elvana Gjata.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditë, si s’e ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, s’e dinë as tekstin as asgjë”, tha ai për T7.

Duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival, ai tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur për çfarë po flet Elvana Gjata pasi në të kundërt nuk e lejonte./(dritare.net)


Lexo edhe:

ARRESTOHET KËNGËTARI I NJOHUR SHQIPTAR, DONTE TË KËNDONTE NË KONCERT PA E FTUAR ASKUSH

Askush nuk e ftoi, por, Shemi, vokalisti i grupit të njohur “Ilirët” u nis për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. Si përfundim u arrestua nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari,Shemi. Ai tha se një polic (Shkëlzen Xhafa) ka urdhëruar ta arrestojnë atë “pa e bërë një të keqe”.

Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës. Di, që menaxhon festivalin Sunny Hill, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU