Keni dëgjuar interpretime të ndryshme të këngës “Baresha”, të të madhes Nexhmije Pagarusha, por asnjëra nga to, pavarësisht edhe finesave që ka mundur të sjellë ndonjëri nga këngëtarët, nuk i është afruar origjinalit.
Tash së voni në rrjetet sociale, po qarkullon edhe një interpretim i kësaj kënge, por kësaj radhe është një këngëtar malazez ai që përpiqet t’i kapë notat e larta të këngës.
Për më tepër dëgjojeni Goran Vratnicën tek këndon para publikut në Gusi. / ObserverKult