Këngëtari malazez Goran Vratnica, interpreton ” Bareshën” e Nexhmije Pagarushës (Video)

Keni dëgjuar interpretime të ndryshme të këngës “Baresha”, të të madhes Nexhmije Pagarusha, por asnjëra nga to, pavarësisht edhe finesave që ka mundur të sjellë ndonjëri nga këngëtarët, nuk i është afruar origjinalit.

Tash së voni në rrjetet sociale, po qarkullon edhe një interpretim i kësaj kënge, por kësaj radhe është një këngëtar malazez ai që përpiqet t’i kapë notat e larta të këngës.

Për më tepër dëgjojeni Goran Vratnicën tek këndon para publikut në Gusi. / ObserverKult