Këngëtarja shqiptare që prej kohësh është shpërngulur në SHBA, Linda Halimi ka bërë një rrëfim së fundmi për jetën e saj në “ABC e Mëngjesit”.
Në një lidhje me Skype, ajo ka treguar se fakti që vjen nga një fshat shumë i vogël, nuk e ka ndaluar që të merret me muzikë.
Linda është bërë nostalgjike, duke kujtuar edhe momentin kur njerëzit e paragjykonin. Madje shkonin deri aty sa u thoshin prindërve të saj se arti është një fushë e flliqur.
“Mendoj se çelësi i suksesit tim ka qenë dhurata e Zotit, këmbëngulja ime.
Pastaj këmbëngulja ime, edhe pse vij nga një fshat shumë i vogël që ndoshta është shumë absurde që të ketë një këngëtare nga ai fshat. Gocat akoma me mblesëri jepen në atë komunitet. Nuk e di se si është tani, por kur kam qenë unë në ditët e fëmijërisë, ashtu ka qenë…
Por unë e theva një barrierë dhe të gjithë më panë sikur të isha e krisur në kokë por unë vendosa ta bëja një gjë të tillë.
Kam pasur mbështetje shumë të madhe nga prindërit, të cilën filluan të më ndiqnin nga mbrapa.
I jam falenderuese shumë për këtë gjë.
Por kam dëgjuar shok që i thoshin babit, apo shoqet që i thoshin mamit, se si do ta lësh gocën të bëhet këngëtare se është industri e fëlliqur.
Dmth i kam dëgjuar nëpër biseda familjare, mirëpo, prindërit gjithmonë janë munduar që me mirësi të mos i kushtojnë rëndësi opinioneve të të tjerëve”, tregoi këngëtarja./ gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
LINDITA HALIMI NËNSHKRUAN KONTRATË ME “UNIVERSAL MUSIC” (VIDEO)
Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë është në menaxhim të kompanisë së njohur “Universal Music”.
Lindita këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram .
Ndryshe, më 3 prill ka publikuar një projekt të ri muzikor në gjuhën shqipe. Balada e titulluar “Gur” është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult