Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, e cila disa javë më parë bëri me dije se është infektuar me koronavirus, e ka mposhtur virusin.
Lajmin e ka bërë vetë me dije në rrjetet sociale, teksa njofton se tashmë ka nisur pushimet në Sarandë.
“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan këngëtarja, e cila e ka përfunduar karantinën e detyruar prej infektimit.
Më 8 korrik kur njoftoi infektimin ajo tha se kishte lodhje të madhe trupi, dhimbje sysh, koke dhe qafe, si dhe temperaturë 37.5.
Mirëpo tashmë që virusin e la pas, rrezet e diellit dhe deti i Sarandës, janë parë si ilaçi më i mirë për rimëkëmbjen prej saj.