“Këpucë në brigjet e Danubit”, memoriali në kujtim të viktimave të Holokaustit

Një ndër veprat artistike më prekëse që flet për Holokaustin është padyshim Memoriali “Këpucë në brigjet e Danubit”, i ngritur në Budapest, në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Pikërisht në vendin ku hebrenjtë u urdhëruan nga militantët fashistë që të hiqnin këpucët para se të pushkatoheshin, e të rrëzoheshin pastaj të vdekur në lumin Danub, tragjedi kjo që ndodhi nga dhjetori 1944 deri në janar 1945, është ndërtuar memoriali me këpucë.

Janë aty 60 palë këpucë, një kopje e saktë e modeleve të dyzetave të shekullit XX, krijuar nga skulptori, Gyula Pauer.
Një pllakë përkujtimore lexon në Hungarisht, Anglisht dhe Hebraisht si më poshtë:

“Në kujtesën e viktimave të qëlluar në Danub nga militantët Arrow Cross në vitet 1944-45. Ngritur 16 Prill 2005.”/ ObserverKult