Kërkoj falje për dashuritë e kaluara…

wislawa szymborska u deturohem

Wisława Szymborska- poete, kritike letrare, eseiste, kronikane dhe përkthyese, ka shkruar më shumë se 250 poezi. Fituese e çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 1996, ajo është autore e disa përmbledhjeve me poezi.

Në vazhdim ObserverKult do t’ju sjell disa thënie të kësaj autore të njohur:

– Kërkoj falje për dashuritë e kaluara për trajtimin e të fundit si të parën.

– Sa e lehtë është përmbajtja e pikës së shiut; sa butësisht më prek bota.

– E pamenduara / është e menduar.

– Ai që dëshiron të mbytet duhet të ketë në dorë një sëpatë për të prerë akullin.

– Unë jam e modës së vjetër dhe mendoj se leximi i librave është argëtimi më i lavdishëm që njerëzimi vazhdon ta kultivoj ende.

– Lëri njerëzit që nuk e gjejnë kurrë dashurinë e vërtetë, vazhdoni tu thoni që nuk ka një gjë të tillë.

– Çdo fillim, në fund të fundit, nuk është gjë tjetër, veçse një vazhdim dhe, libri i ngjarjeve është gjithmonë i hapur në mes.

– Siguria është e bukur, por pasiguria është akoma më e bukur.

– Unë jam kjo që jam. Një rastësi jo më pak e paimagjinueshme se çdo tjetër.

– Askush nuk ndihet mirë në katër të mëngjesit.

wislava szymborska

Wisława Szymborska lindi në vitin 1923, në një qytet të vogël në Poloni me emrin Kornik, ajo u rrit në Krakov, ku studioi për letërsi dhe sociologji. Shumë aktive në jetën kulturore të qytetit, bashkëpunoi në periudhën e pasluftës me revistën “Walka”, braktisi studimet për shkak të problemeve ekonomike dhe filloi të punonte si sekretare për një revistë didaktike dhe ilustruese libri.

Pas botimit të përmbledhjeve të saj të para, ajo punoi redaktore në disa revista polake. Përmbledhja e tretë “Appello allo Yeti” ‘e shenjtëron’ atë për publikun e gjerë dhe kritikën dhe, pas vlerësimeve dhe çmimeve të shumta, ajo merr çmimin “Nobel” për letërsi në 1996.

Wislawa Szymborska, një nga shkrimtaret më të lexuara në të gjithë botën, u nda nga kjo jetë më 1 shkurt 2012.

E përgatiti: K. B. – ObserverKult


Lexo edhe:

WISLAWA SZYMBORSKA: POEZIA LIND NGA DASHURIA