Çfarë i bën imponues personazhet e një libri? Si të frymëzohesh nga idhujt pa humbur origjinalitetin? Si të mësosh nga dështimet dhe të kesh kurajën të vazhdosh ëndrrën?
Disa shkrimtarë të njohur ndër vite nuk i kanë kursyer këshillat për më të rinjtë:
“Përfundoje ditën para se të nisësh tjetrën dhe ndërmjet tyre lërë gjithmonë vend për një gjumë të mirë” – Ralph Waldo Emerson.
“Nis me një individ dhe shpejt do të kuptosh se ke krijuar një tip. Nis me një tip dhe shpejt do të kuptosh se nuk ke krijuar asgjë”- F. Scott Fitzgerald.
“Mos shkruaj asgjë që nuk të dhemb si dreqi”- Charles Bukowski.
“Poetët e papjekur imitojnë; të tjerët vjedhin”- T. S. Eliot.
“Fiksioni është gënjeshtër; fiksioni i mirë është e vërteta brenda gënjeshtrës” – Stephen King.
“Dëgjo, pastaj ndaj mendjen se çfarë do” – Gay Talese.
“Gjej një subjekt që e ke për zemër dhe që beson se edhe të tjerë duhet të ndihen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht kjo përkujdesje e sinqertë do të jetë elementi më interesant i stilit tënd” – Kurt Vonnegut.
“Shkruaj pa pagesë derisa dikush të të ofrojë një të tillë. Nëse në krye të tre viteve askush nuk të ofron pagë, bëhu druvar” – Mark Twain.
ObserverKult
Lexo edhe:
LETËRSIA NGA VENDET E ULËTA DHE SHKRIMTARET QË NDRYSHUAN BOTËN
Marsi i dedikuar gruas në Qendrën Kombëtare të Librit në Shqipëri vijon këtë fillim jave me letërsinë që vjen nga vendet e ulëta.
Sugjerime, diskutime po edhe lexime të veprave kanë marrë jehonën e feminizimit edhe në këtë takim letrar.
Letërsia holandeze është një prej atyre letërsive nga ku thirrja për përkthim të veprave është ende e fortë.
“Më vjen shumë mirë që edhe letërsia holandeze bëhet pjesë e këtyre takimeve. Madje jam i surprizuar dhe i nderuar që kuptoj sesa shumë dijeni keni për letërsinë holandeze. Ne jemi vende ku letërsia konsiderohet e shkruar me gjuhë të vogla.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult