Këshilla që la për të rinjtë Papa Françesku/: Dashurohuni si në tango

Një tekst i papublikuar i Papa Françeskut të ndjerë, me të cilin ai dëshironte t’u drejtohej çifteve të reja dhe t’u jepte këshilla mbi përgatitjen e duhur para martesës, u publikua në versionin online të gazetës La Repubblica.

“Në atdheun tim, në Argjentinë, ekziston një vallëzim që e dua shumë dhe që, kur isha i ri, e kërceja shpesh: tangoja. Tangoja është një lojë e mrekullueshme dhe e lirë midis burrit dhe gruas, plot tërheqje dhe magji erotike.

Kërcimtari dhe kërcimtarja flirtojnë, jetojnë afërsinë dhe distancën, sensualitetin, vëmendjen, respektin për rregullat dhe dinjitetin. Gëzohen me dashurinë dhe arrijnë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jepesh plotësisht. Ndoshta, falë një kujtimi të largët të këtij vallëzimi, e quajta nxitjen time apostolike për martesën ‘Amoris Laetitia: Gëzimi i Dashurisë’.

Disa mendojnë se (martesa) është thjesht një ceremoni e bukur. Më pas, pas disa vitesh, ndahen. Besimi prishet. Plagët mbeten të hapura. Shpesh mbeten pas fëmijë, të cilëve u mungon babai ose nëna. Sipas mendimit tim, martesa është si të kërcesh tango. Duhet të dish ta kërcesh. Aq më tepër kur bëhet fjalë për martesën dhe familjen. Para misterit të martesës, nevojitet një përgatitje e duhur, si ajo e katekumeneve, sepse e gjithë jeta kalon përmes dashurisë, dhe me dashurinë nuk luhet”- shkruante Papa Françesku.

Këshilla e fundit e Papës Françesku për çiftet e reja është “të besojnë se janë të aftë ta bëjnë ndjenjën e tyre të zgjasë për gjithë jetën”, sepse “në një dashuri të re, një hap pas tjetrit, vallëzimi që të çon drejt shpresës – me sy plot habi – nuk duhet të ndalet kurrë”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULOHET DASHURIA E PARË E PAPA FRANÇESKUT, LETRA QË I NDRYSHOI JETËN: NËSE NUK MARTOHEM ME TY…