Turi “Erdhi teatri” vazhdon rrugëtimin dhe misionin, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Teatri i Kukullave me shfaqjen teatrore “Kësulkuqja” këtë fundjavë në datat 5 dhe 6 tetor ishte pranë fëmijëve në qytetin e Barit, Itali.
Gazetat prestigjioze “La Repubblica” dhe “Corriere della sera” i kushtuan vëmendje këtij aktiviteti, ku morën pjesë artistët nga Shqipëria.
“Përrallat nuk kanë kufij”! Kështu shkruan “Corriere della Sera” për shfaqjen e Teatrit shqiptar të Kukullave, në Bari. Me ftesë të Shoqatës “Granteatrino”, artistët shqiptarë hapën sezonin artistik të Teatro Casa di Pulcinella në Bari”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.
“Tri shfaqje të mrekullueshme të “Kësulkuqes”, në datat 5, 6 dhe 7 tetor. Fëmijë e të rritur u mahnitën nga kostumet e muzika shqiptare, ndërsa një vëmendje të veçantë i kushtuan gazetat më të mëdha italiane “La Repubblica” e “Corriere della Sera”, tha Margariti.
“Erdhi teatri” është mirëpritur nga fëmijët dhe do të vazhdojë edhe në ardhmen me shfaqje të ndryshme. Turi teatror “Erdhi teatri” filloi gjatë këtij viti në muajin qershor nëpër fshatrat e ndryshme të Shqipërisë.