Këta janë katër emrat në garë për drejtimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri

Regjisorë dhe aktorë janë në garë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Regjisorët Kiço Londo, Altin Basha, Elma Doresi dhe aktori Arben Derhemi konkurrojnë për drejtuesin e Teatrit Kombëtar.

Ndërkaq që një ditë më parë nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë u njoftua se sot do të zhvillohet edhe dëgjesa me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar. Konkursi nga Ministria e Kulturës u hap më datën 30 shtator, që njoftonte në faqen e saj zyrtare se afati për dorëzimin e dokumenteve do të ishte deri më 28 tetor.

Në njoftim bëhej me dije se kandidatët duhet të plotësonin kërkesat e posaçme si: Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor” në fushën e artit, menaxhimit të artit kulturor; Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion dhe/apo përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit si dhe në drejtimin e projekteve kulturore, transmeton ‘televizioni24-com’.

Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij; Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.

Po ashtu të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato; Të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programe të Edukimit Përmes Kulturës; Të ketë përvojë në artin multimedial; etj. Kandidati duhet të propozojë një platformë për administrimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që drejtori në detyrë Hervin Çuli pas dy mandateve në drejtim të TK-së, shprehu më parë se nuk do të kërkonte një mandat të tretë. Sipas ministrisë kandidatët do të testohen në lidhje edhe me njohuri mbi disa ligje, mes tyre dhe për ligjin për “Për artin dhe kulturën”, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.


Lexo edhe:

“PSE U LARGOVA NGA TEATRI KOMBËTAR”- AKTORJA INA GJIKA FLET EDHE PËR PUTHJEN ME ARBEN SPIRON…

ObserverKult