Këta janë pjesëmarrësit në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i 59-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të mirëpresë 26 pjesëmarrësit e këtij edicioni.

Komisioni vlerësues në këtë festival është i përbërë nga artistët, Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa, të cilët kanë përzgjedhur edhe 26-të këngët konkuruese.

Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Lista e këngëve konkuruese Fest 59, me intepretuesit:

Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena/abcnews.al