Këto ishin fjalët e fundit prekëse para se të varej te rrapi në Delvinë nga komunistët

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino ishte një ndër më të goditurat nga regjimi komunist.

Njëri prej tyre, Mazar Dino, u dënua me vdekje nga komunistët, edhe pse ishte një prej luftëtarëve më aktiv në mbrojtje të Çamërisë. Mazar Dino u dënua me vdekje me akuzën për tradhëti, ndërkohë që ishin komunistët ata që e kishin tradhëtuar Mazarin, familjen e tij dhe gjithë Çamërinë.

Komunistët e shitën Mazarin dhe gjithë çamërinë tek grekët menjëherë pas luftës. Pasi nënshkruan marrëveshjen e turpit që e lejuan gjenocidin grek ndaj çamërisë. Mazar Dino ishte një prej viktimave të kësaj marrëveshjeje të pisët të komunistëve shqiptarë me grekët.

Mazar Dino u kthye nga Jugosllavia në fillim të vitit 1945, atje ku u kishte shpëtuar jetën shumë shqiptarëve. Mazari ishte mik i ngushtë me Dr. Omer Nishanin, të cilit i kërkoi edhe mbështetjen për ta shpëtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha. I cili ishte betuar që do ta vriste Mazar Dinon.

Mazar Dino i shkoi Omer Nishanit në shtëpi dhe i kërkoi ndihmë. Omer Nishani ishte në atë kohë njeri me influencë tek komunistët, menjëherë pas luftës u emërua president. Por Nishani u tregua i sinqertë dhe i tha: “Nuk të ndihmoj dot në këtë situatë të rëndë që është krijuar. Më mirë largohu nga Shqipëria”. Pak ditë më pas, Mazari u arrestua në shtëpinë e mikut të tij, Isuf Musaj, në Shijak.

U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë

U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë. Rugës kur po shkonte drejt litarit,  “masat“ iu sulën, duke e gjuajtur me çfarë kishin nëpër duar. Me gurë, domate, vezë, shoqëruar me fyerje e sharje. Një inskenim i organizuar nga komunistët.

Rrugës për tek rrapi ku do mbyllte sytë përgjithmonë, Mazar Dino tha: “Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq”.

Mazar Dino nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Kështu mbylli sytë përgjithmonë djali i çamërisë, Mazar Dino, i dënuar me vdekje nga komunistët, në shtator të vitit 1945./kujto.al