Është e pamundur të shohësh filma të famshëm të viteve ’80 dhe ’90, pa parë në shumicën e tyre fytyrën e Patrick Swayze.
Amerikani ishte protagonisti i filmave “Ghost” dhe “Dirty Dancing”, ishte një nga aktorët më të kërkuar, por fati i keq bëri që zemra e tij të pushonte së rrahuri kur ishte vetëm 57 vjeç, viktimë e kancerit të pankreasit, nga i cili nuk mundi të shërohej.
Kohë më parë, emri i Swayze u rikthye në skenë falë gruas së tij. Lisa Niemi ka treguar detaje nga historia e saj e dashurisë, në një intervistë për programin “Entertainment Tonight”, emision argëtues televiziv në rrjetin CBS.
Aty ka zbuluar edhe fjalët e fundit që i ka kushtuar para se ai të vdiste.
“Fjalët e mia të fundit për Patrick? “Të dua”. Këto ishin edhe fjalët e fundit të tij për mua. I mbajta dorën dhe dëgjoja se si merrte frymë nga pak. Kisha frikë se befas atë do ta kapte paniku. U shtriva pranë tij, ia mora dorën dhe ia kontrollova sërish pulsin… dhe pastaj nuk mori më frymë”, kujton Niemi./a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
MALLKIMI I FILMIT “DIRTY DANCING”, KASTI I AKTORËVE ME FUND TRAGJIK
Filmi “Dirty Dancing” bëri që vajzat dhe djemtë në mbarë botën të dashuroheshin me të. Një histori e viteve 1960 në Amerikën mes Johnny dhe Baby ende i bën të gjithë të ëndërrojnë.
Filmi u luajt nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey të cilët u bënë të famshëm në gjithë botën.
Por a e dini se çfarë ndodhi me aktorët e Dirty Dancing?
Realiteti i fakteve është tronditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit rezultoi si një mallkim për dy aktorët kryesorë. Vetëm Patrick Swayze pati një shans me filmin Ghost ndërsa për Jennifer Grey, Baby, nuk gjeti dot një punë të re. Por jo vetëm…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU