Mallkimi i filmit “Dirty Dancing”, kasti i aktorëve me fund tragjik

Filmi “Dirty Dancing” bëri që vajzat dhe djemtë në mbarë botën të dashuroheshin me të. Një histori e viteve 1960 në Amerikën mes Johnny dhe Baby ende i bën të gjithë të ëndërrojnë.

Filmi u luajt nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey të cilët u bënë të famshëm në gjithë botën.

Por a e dini se çfarë ndodhi me aktorët e Dirty Dancing?

Realiteti i fakteve është tronditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit rezultoi si një mallkim për dy aktorët kryesorë. Vetëm Patrick Swayze pati një shans me filmin Ghost ndërsa për Jennifer Grey, Baby, nuk gjeti dot një punë të re. Por jo vetëm!

Anëtarët e tjerë të kastit, përfshirë vetë regjisorin, gjithashtu nuk patën shumë fat. Përveç Swayze, i cili vdiq nga kanceri në moshën 57-vjeçare, regjisori, Emile Ardolino, vdiq në moshën 50-vjeçare nga ‘AIDS’.

Aktori Jerry Orbach, babai i Baby-t në film, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri, ndërsa Max Cantor (kamerieri Robbie) vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 32-vjeçare.

Filmi i suksesshëm mblodhi një vlerë mbresëlënëse prej 214 milionë dollarë. Por pavarësisht fitimeve të mëdha kompania e prodhimit të filmit (Vestron Video) falimentoi./Top Channel

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“GHOST”, ÇFARË NUK DINI MBI FILMIN MË PREKËS QË ËSHTË REALIZUAR NDONJËHERË

Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël, por që do të shndërrohej në një sukses global. Filmi do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990. “Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar. Arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.

Lë të ngrejë dorën ai që nuk ka qarë kur ka parë për herën e parë “Ghost”. Një histori dashurie shumë prekëse midis Molit (Demi Mur) dhe Semit (Patrik Sueiz), që u bë një fantazmë pasi u vra gjatë një tentative grabitjeje.

“Ghost” është një film i realizuar në vitin 1990 me regjinë e Xherri Zaker, dhe me protagonistë aktorët Patrik Sueiz, Demi Mur dhe Upi Goldberg. Ai korri një sukses të papritur, duke fituar edhe 2 çmime Oskar: njërin për skenarin më të mirë origjinal, dhe tjetrin për aktoren më të mirë dytësore, Upi Goldberg.

Filmi ndihmoi në rigjallërimin e karrierës së Patrik Sueiz, ish-ylli i filmit po aq të famshëm “Dirty Dancing”. Një ndër skenat më të paharrueshme të filmit, janë përkëdheljet e ëmbla midis Semit dhe Molit teksa ajo po gdhend një vazo prej balte.

Po ashtu e tillë është edhe puthja midis Molit dhe fantazmës së Semit në fundin e filmit. E paharrueshme mbetet fjalia e tij: “Është e mrekullueshme, Moli, dashurinë që ke brenda, merre me vete…”. Për rolin e Molit, në fillim u kontaktua aktorja Meg Rajan, e cila refuzoi. Edhe aktorja tjetër e njohur Nikol Kidman mori pjesë në audicione për këtë rol. Por në fund u zgjodh Demi Mur për shkak të aftësisë së saj për të qarë me të dy sytë.

Po ashtu pretendente për rolin e Molit, para se të luhej në fund nga Demi, u konsideruan edhe aktoret Mishel Fajfer, Ketin Twrner, Kim Bezinger, Debra Uinger, Xhina Dejvis, Xhenifer Leig dhe këngëtarja Madona.

Skenaristi Brus Rubin donte që Patrik Sueiz të luante rolin e Semit. Kjo pasi pa një intervistë në të cilën aktori shpërtheu në lot kur kujtoi babanë e tij që kishte vdekur disa vite më parë. Rubin mendoi se nëse një ‘macho’ si Patrik mund të mallëngjehej duke menduar për njeriun e tij të dashur. Ai ishte i përsosur për rolin e fantazmës Sem.

Por regjisori Xheri Zaker mendonte se Patrik nuk ishte i përshtatshëm për atë rol. Prandaj në fillim kontaktoi shumë aktorë të tjerë. Ndër të cilët Pol Hogan, Tom Henks, Kevin Bejkën, Mel Gibson, Denis Kueid, por edhe bashkëshortin e atëhershëm të Demi Mur, Brus Uillis.

Të gjithë refuzuan. Duke menduar se të luash rolin e një fantazme nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Në atë moment regjisorit kreu një audicion me Suiez, dhe u impresionua shumë nga interpretimi i tij. Upi Goldberg u zgjodh nga Zaker për rolin e spiritualistes Oda Mei me sugjerimin e vetë Sueiz që ishte vetë një fans i madh i…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult