Këto janë fjalët në ditar që u bënë shkak për dënimin e Alida Hiskut dhe largimin e saj nga skena

Kastriot Dervishi publikoi një status kohë më parë në rrjetet sociale, ku rrëfen për herë të parë fjalët që këngëtarja Alida Hisku shkruajti në ditarin e saj, gjatë një udhëtimi në Konispol, ku nxinte kushtet e akomodimit. Janë këto fjalë të zbuluara që më pas do të çonin në dënimin dhe largimin e Alida Hiskut nga skena.

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6. 1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të Shkollës së Partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuar te pedagogët, kanë qenë:

-Hipëm në tren në orën 5.30 për tu nisur në skëterrë.

-Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën.

-Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur.

-Ky krevati është si i lagur dhe vjen era myk, megjithatë jam detyruar të fle me të.

-Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë.

-Më duket vetja sikur më kanë sjellë në riedukim”./lapsi.al

—————————————————-

LEXO EDHE: ALIDA HISKU: NUK MË KA PËLQYER KURRË TË VIKTIMIZOHEM, POR KAM ECUR PARA EDHE PSE ME SHPIRT TË THYER…

Përtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat të madh që në jetë kam ushtruar profesionin të cilin gjithmonë kam dashur, pra gazetarinë. Të zgjohesh e të shkosh në punë me dëshirë them se është pikënisja e një dite që premton të ecë mbarë dhe nga ku energjia pozitive nuk ndjehet vetëm në ty, por pasqyrohet edhe brenda stafit!

Intervistoi: Albina Gjergji

Zakonisht, pas mbledhjes së mëngjesit, ku në prani të drejtorit dhe kryeredaktorit diskutojmë mbi temat dhe personazhet e ditës. Të gjithë gazetarët shpërndahen për të realizuar objektivat e tyre. Në axhendën e ditës unë kisha lënë takim me të madhen Alida Hisku, këngëtaren e mirënjohur, së cilës për vite me radhë në periudhën e soc-realizmit i ishte mohuar e drejta për të ushqyer shpirtin e saj dhe të spektatorëve me muzikë. Kishim shumë çfarë të diskutonim, kisha shumë për ta pyetur dhe kishte shumë çfarë të më thoshte. Duke u kthyer pas, shumë pas në kohë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU