Fëmijë. Mosha më e bukur e jetës… Ka aq shumë thënie për ta, për gëzimet, lojën, edukimin, arsimimin, prindërimin…ObserverKult ua sjell disa prej tyre:
Kush ka shumë virtyte është i ngjashëm me fëmijët. /Laozi
Fëmijët janë pa të shkuar. Ky është misteri i pafajësisë magjike në buzëqeshjen e tyre. /Milan Kundera
Fëmija që parashikon pasojat e një veprimi nuk është më fëmijë. /Stephen King
Fëmijët edukohen nga çfarë të rriturit janë, jo nga çfarë të rriturit thonë. /Carl Gustav Jung
Jeta e çuar dëm e prindërve, ka ndikim shumë të madh në sjelljen e fëmijëve të tyre./ Carl Gustav Jung
Nëse lexon në prani të fëmijëve ka gjasa që edhe ata të bëhen lexues./ John Lithgow
Bijtë kanë dëshirën rebele që të zhgënjehen nga gjërat që prindërit e tyre janë magjepsur. /Aldous Huxley
Nëse duam të dimë si t’i edukojmë mirë fëmijët, duhet të pyesim ata që nuk kanë. /Viktor Hygo
Fëmijët dinë diçka që pjesa më e madhe e të rriturve ka harruar. /Keith Haring
Fëmijët dhe budallenjtë thonë të vërtetën. /Thomas Fuller
Në shpirtin e fëmijës ka gjithmonë diçka që qesh. /Francesko De Sanctis
Vetëm fëmijët e dinë se çfarë kërkojnë. /Antoine de Saint Exupéry
Vjen një çast në jetën e brendshme familjare, ku fëmijët, me dashje apo pa dashje, bëhen gjykatës të prindërve të tyre. /Honore de Balzak
Dy janë gjërat jetëgjatë që mund t’u lëmë në trashëgimi bijve tanë: rrënjët dhe krahët. /Hodding Carter
Po të mos kishte fëmijë të palumtur, e ardhmja do të ishte e bukur dhe e sigurt. /Richard Adams
Në Afganistan ka shumë fëmijë, por nuk ka fëmijëri./ Khaled Hosseini
ObserverKult
______________________
Lexo edhe:
THËNIE PËR FUQINË E FJALËS: JEPI FUQI FJALËS, JO ZËRIT. SHIU RRIT LULET, JO BUBULLIMA!
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.