Khalil Gibran: Dhimbja ime është kaq e madhe në mua…

gruaja ime dashuria nga khalil gibran

Një gocë deti i tha një goce deti tjetër ngjitur me të:
– Dhimbja ime është kaq e madhe në mua. Ajo është e rëndë dhe e rrumbullakët, kësisoj, unë gjendem në një dhembje dhe vuajtje.
Goca tjetër e detit iu përgjigj me vetëkënaqësi dhe ngrefosje:
– Lavdi qiejve dhe deteve, unë nuk ndiej asnjë dhimbje në brendinë time. Unë jam mirë dhe në komoditet, si brenda ashtu dhe jashtë.
Në atë çast, një gaforre që po kalonte aty përbri dëgjoi dy gocat e detit që po flisnin, dhe ajo sakaq i drejtua asaj që është mirë dhe në komoditet brenda dhe jashtë:
– Po! Ti je mirë dhe në komoditet. Por ama dhimbjen që jot fqinje mban brenda është një perlë me bukuri të pakufishme.

Përktheu: Agron Islami

ObserverKult

*Titulli i origjinalit: “Perla”

————————————————-

LEXO EDHE: GIBRAN: KUR TË JENI TË TRISHTUAR, SHIKONI BRENDA ZEMRËS SUAJ …

Dashuria dhe tema të tjera në thëniet proverbiale të Khalil Gibran:

Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.

Dëshira është gjysma e jetës. Mospërfillja është gjysma e vdekjes.

Kur rrënjët janë të thella, nuk ka pse të kesh frikë nga era.

Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.

Bukuria është amshimi që adhurohet në pasqyrë. Ne jemi amshimi e jemi edhe pasqyra.

Pasioni e arsyeja janë vela e timoni i shpirtit tonë lundrues.

Ndershmëria nuk të sjell shumë miq, por gjithmonë do të të sjellë ata të duhurit.

Mos harro se mësimet më të mëdha në jetë nxirren prej kohëve më të këqia dhe gabimeve më të mëdha.

Nganjëherë, një pëlhurë e ashpër fsheh një fytyrë të lëmuar.

Edhe duart që thurin kurora me gjemba, janë më të pëlqyera se duart përtace.

Bujaria është të japësh më shumë nga ç’mundesh, ndërsa krenaria të marrësh më pak nga sa të duhet.

Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

ObserverKult