Gibran: Dashuria që nuk përtërihet kthehet në skllavëri

Khalil Gibran, Për dashurinë dhe tema të tjera
Khalil Gibran ObserverKult

Dashuria dhe tema të tjera në thëniet proverbiale të Khalil Gibran:

Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.

Dëshira është gjysma e jetës. Mospërfillja është gjysma e vdekjes.

Kur rrënjët janë të thella, nuk ka pse të kesh frikë nga era.

Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.

Bukuria është amshimi që adhurohet në pasqyrë. Ne jemi amshimi e jemi edhe pasqyra.

Pasioni e arsyeja janë vela e timoni i shpirtit tonë lundrues.

Ndershmëria nuk të sjell shumë miq, por gjithmonë do të të sjellë ata të duhurit.

Mos harro se mësimet më të mëdha në jetë nxirren prej kohëve më të këqia dhe gabimeve më të mëdha.

Nganjëherë, një pëlhurë e ashpër fsheh një fytyrë të lëmuar.

Edhe duart që thurin kurora me gjemba, janë më të pëlqyera se duart përtace.

Bujaria është të japësh më shumë nga ç’mundesh, ndërsa krenaria të marrësh më pak nga sa të duhet.

Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak./ ObserverKult

_______________________________

Lexo edhe:

KHALIL GIBRAN: DO TË DËGJOJ GJUHËN E SHPIRTIT TËND…

Me shpirtin tim do të bëj një arkëz
për shpirtin tënd,
me zemrën time një banesë
për bukurinë tënde,
me gjoksin tim një varr
për brengat e tua…Kliko për më shumë: KETU

Më shumë nga i njëjti autor:

KHALIL GIBRAN: TË KTHEHET MBRAPA E KA EDHE MË TË PAMUNDUR…

Thonë se lumi, para se të derdhet në oqean, dridhet nga frika. Shikon pas gjithë udhëtimin e bërë: kodrat, malet, liqenin, rrugën dredha-dredha që ka çarë përmes pyjeve dhe fshatrave, dhe krenohet; por, kur shikon përpara oqeanin aq të madh, ku do të hyjë dhe do të zhduket përgjithmonë, tmerrohet… Kliko për më shumë KETU

Biografia e autorit KETU