Gibran: Jeni duke qarë për të njëjtën gjë që dikur kishit qeshur…

Khalil Gibran

Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare.

Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse. Ai është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit.

Në vazhdim mund ta lexoni një shkrim të tij:

“…Kur jeni të lumtur, vëreni në thellësi të zemrës tuaj dhe do të shikoni se andej nga ju vjen gëzimi, ju vjen edhe trishtimi.
Dhe kur jeni të trishtuar, shikoni në thellësi të zemrës suaj dhe do të vëreni se, në të vërtetë, jeni duke qarë për të njëjtën gjë që kishit qeshur.

Disa nga ju thonë se gëzimi është shumë më i madh se trishtimi.
Por, disa të tjerë thonë se trishtimi qëndron më lart se gëzimi.
Ndërsa unë ju them se të dy, edhe gëzimi edhe hidhërimi, janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Ata vijnë përherë së bashku. Kur njëri nga këta ulet me ju në tryezë, mbani mend se tjetri është duke fjetur në shtratin tuaj.
Pra, përherë ka një baraspeshim midis tyre, që do të thotë se njeriu jeton midis gëzimit dhe trishtimit

E përgatiti: A.S.- ObserverKult


Lexo edhe:


REXHEP QOSJA: SI MUND TA DALLOJMË NJË SNOB?

Rexhep Qosja: Estetika e snobizmit

Megjithëse proza shqipe nuk ka ndonjë traditë posaçërisht të gjatë dhe posaçërisht të pasur, mund të konstatohet se prozatorët tanë, si këta të sotmit, ashtu edhe disa prej atyre që i takojnë traditës, kanë krijuar një galeri të tërë personazhesh interesante, ndër të cilat mund të shquhen edhe tipe të vërteta letrare. Kështu, për shembëll, shkrimtarët tanë kanë krijuar tipet e patriotëve dhe tradhëtarëve, revolucionarëve dhe reaksionarëve,

heronjve dhe sabotuesve, koprracëve dhe altruistëve, hipokritëve dhe egoistëve, poltronëve dhe mendjemëdhenjve, vrasëve dhe paqëdashësve, dashnorëve të sinqertë dhe kodoshëve të shfrenuar, injorantëve dhe mendarëve, filistinëve dhe mikroborgjezëve,

proletarëve të shfrytëzuar dhe pronarëve të pamëshirëshëm, idealistëve që flijohen për të tjerët dhe materialistëve që kërthizen e vet e konsiderojnë bosht rreth të cilit sillet krejt populli, internacionalistëve, që duke menduar..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU