Tjetër thonë e tjetër bëjnë…të shumtët janë hipokritë!

gruaja ime dashuria nga khalil gibran

ObserverKult ua sjell disa thënie të Khalil Gibran:

– Të rreme janë ato ideologji dhe mësime të cilat ia shtojnë njeriut mjerimin. Të rreme janë ato ndjenja të cilat e çojnë njeriun në dëshpërim, trishtim dhe vuajtje. Detyra e njeriut është të jetojë i lumtur, të njohë shtigjet e lumturisë dhe t’i udhëzojë njerëzit drejt saj.

– A do të mbetet njeriu skllav i ligjeve të korruptuara deri në fund të jetës, apo do të çlirohet me kalimin e kohës, e të jetojë me shpirtin dhe për shpirtin? A do të mbetet njeriu kokëulur me sytë përtokë, apo do ta ngrejë kokën dhe vështrimin drejt qiellit, për të mos e parë hijen e vet mes gjembave dhe kafkave?

– Nuk dua asgjë dhe dua gjithçka.

– Të besosh është një gjë dhe të veprosh sipas besimit tënd është gjë tjetër. Shumë njerëz flasin dhe duken si një det, ndërkohë që jeta e tyre është e ngjashme me një kënetë. Të shumtë janë ata që e ngrenë kokën mbi majat e maleve, por shpirtrat e tyre mbeten të përgjumur në errësirën e shpellave.

– Kush dashuron dritën, dashurohet nga drita.

– Stuhitë dhe bora i thajnë lulet, por jo farërat.

*Këto thënie janë marrë nga profili në “Facebook” i Elmaz Fida


Lexo edhe:

A S’MË THUA, PSE VALLË, IA KE FRIKËN DASHURISË?… POEZI NGA KHALIL GIBRAN

A s’më thua, pse vallë, ia ke frikën dashurisë?
E di që pak dashuri nuk të kënaq.
Siç e di se pak dashuri nuk më kënaq.
Unë dhe ti nuk do të kënaqemi kurrë me pak.
Ne duam shumë,
ne duam gjithçka.
Duam të plotën, të përsosurën.
Prandaj, mos ia ki frikën dashurisë, o mikja e zemrës sime!
Detyra jonë është t’i nënshtrohemi asaj,
pavarësisht nostalgjisë dhe dhimbjes në të.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult