Kiço Londo, nga drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, në drejtues të Teatrit Shëtitës.
Ai vjen me një teatër shëtitës që e nis rrugëtimin e tij në Gjakovë, me shfaqjen “Boeing-Boeing”.
Në të parën intervistë pas shkarkimit, Kiço Londo rrëfen përjetimet në kohët e lirisë së madhe e vetmisë së Madhe.
Londo nuk ka lënë pa thumbuar edhe kolegët e tij, të cilët sipas tij kanë luajtur role të mëdha.
Por, perkunder kesaj ata, sipas tij, ata nuk kanë mësuar asgjë prej tyre që mund t’i shërbejë për vete.
“A ka çmim liria ime, a ka çmim qëndrimi im, kundrejt politikës zyrtare me fatin e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental?
Patjetër që kanë një çmim.
E pagova dhe do vazhdoj ta paguaj por më pëlqen më shumë të paguaj se sa të zvarritem“, thotë Kiço Londo.
Ajo pagesa tjetër është jashtë, është në tokë, kolegët e mi e kanë bërë por për mua është jashtë.
Është më shumë se sa dëshpëruese.
Njeriu zgjedh ose të jetë i lirë ose të zvarritet dhe kur zvarritet shteti kujdeset.
Të mban mirë, të paguan mirë e të jep poste”, tha ndër të tjera Kiço Londo.
ObserverKult
Lexo edhe