Kim Mehmeti:
“Kur isha i ri ngutesha t’i botoj edhe librat që ende nuk i kisha shkruar. E tani, vazhdoj t’i ‘shkruaj’ edhe pasi t’i kem botuar ato! Kështu e ka jeta: rininë e stolisë freskia, guximi e vrulli, ndërkaq pleqërinë e mbulon myshku i gabimeve nga e shkuara, e që të bënë të jesh dyshues ndaj çdo gjëje, përfshi edhe vetë jetën!”
ObserverKult
——————————
lexo edhe:
KIM MEHMETI: NE NDËRTUAM SHOQËRI “TALLAVA”
“Ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava’ vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka. Ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak. Andaj, ne është duke na mbuluar ‘tallava’ arsimimi. ‘Tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika… Me çka na kanoset rreziku të bëhemi ‘tallava’ popull!”
ObserverKult
Lexo edhe:
KIM MEHMETI: JETOJMË NË KOHË TË HERONJVE E PATRIOTËVE TË RREJSHËM…