Kim Mehmeti: Të vendosim brekët tanga si veshje kombëtare…

kim mehmeti fatos

Publicisti Kim Mehmeti ka një mesazh për qëndrimin e pushtetarëve tanë karshi të huajve. Sipas tij, reformat nuk duhen bërë pse i duan të huajt, por sepse i nevojiten Shqipërisë.

“Prijësit tanë duhet t’i masim se sa janë të përgjegjshëm, sa janë të ndershëm e jo sa janë të pëlqyer nga të huajt. Me atë ata duan të na tregojnë se janë perëndimorë dhe se janë fanari që ne duhet të ndjekim. Por në fakt qytetarët duhet të jenë perëndimorë, politikanët duhet të jetë pro-shqiptarë. Ata nuk duhet të bëjnë reformë në drejtësi pse e do Amerika apo Europa, por sepse iu duhet Shqipërisë.

Edhe sot cilat janë britmat më të zëshme në Shqipëri?

“E do Amerikan”, “Amerika do të arrestojë këtë edhe atë”.

Ne presim që Shqipërinë do e ndërtojnë të huajt”, u shpreh Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Syri TV.

ObserverKult


kim mehmeti
Kim Mehmeti

Lexo edhe:

KIM MEHMETI SJELL ATO EMRA E HISTORI QË DUHEN RUAJTUR…

ibri “Shkupi” i Kim Mehmetit nuk tenton aspak të krahasojë qytetin me shtatë mrekullitë e botës as me shtatë shpirtra mbijetese, edhe pse mrekullia dhe mbijetesa janë aty përdore.

I ndarë në 8 kapituj përshkrimet kalojnë nga një rindërtim i portretit të kohës që ka një qytet, në kapitullin pasues të banorëve që vijnë e shkojnë, si për të treguar se qyteti shpesh është një shtrat i përhershëm lumi, që e dërgon rrjedhën në detin e dashurisë dhe vdekjes “me të njëjtën rrjedhë dhe furi”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult