
Nga Kim Mehmeti
Nga ëndrra shekullore e shqiptarisë, në vitin 1912, lindi Shqipëria!
Por shqiptarët vazhduan të ëndërrojnë pjesët e munguara të ëndrrës së vet, kështu që në vitin 2008 lindi Kosova.
Shqiptarët e kudondodhur kurrë nuk i tradhtuan ëndrrat e tyre kolektive. Tani na mbetet të dëshmojmë se dimë t’i mirëmbajmë ato që i jetësuam dhe të mos harrojmë se edhe Kosova edhe Shqipëria janë pjellë e ëndrrës mbarëkombëtare, se ato janë mburrje dhe shpresë e mbarë shqiptarisë.
Dhe sot, kur u bëmë me shumë ‘Shqipëri’ e me dy flamuj shtetëror, duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë nën flamurin e vetëm Kuq e Zi, në të njëjtën gjuhë që kemi dhe për të përbashkëtin Atdhe!
Të ardhme kanë vetëm ata popuj që nuk i tradhtojnë ëndrrat e veta kolektive as atëherë kur shumëçka duket e pamundur.
Sikur paraardhësit tanë të ishin mbështetur vetëm në të mundshmen e kohës së tyre, atyre do u vyshkej ëndrra për Shqipërinë për gjithë shqiptarët dhe kurrë nuk do arrinte koha jonë kur mund të themi: Kosovë ti je krenaria e shqiptarisë!
ObserverKult

Lexo edhe:
KIM MEHMETI SJELL ATO EMRA E HISTORI QË DUHEN RUAJTUR…
Nga Agim Baçi
Libri “Shkupi” i Kim Mehmetit nuk tenton aspak të krahasojë qytetin me shtatë mrekullitë e botës as me shtatë shpirtra mbijetese, edhe pse mrekullia dhe mbijetesa janë aty përdore.
I ndarë në 8 kapituj përshkrimet kalojnë nga një rindërtim i portretit të kohës që ka një qytet, në kapitullin pasues të banorëve që vijnë e shkojnë. Si për të treguar se qyteti shpesh është një shtrat i përhershëm lumi, që e dërgon rrjedhën në detin e dashurisë dhe vdekjes “me të njëjtën rrjedhë dhe furi”.
Kim Mehmeti duket se na merr për dore të na rrëfejë mbishkrimet mbi tokë, duke na ndalur më pas në mënyrën se si religjionet janë streha e ngrohtë e shpirtit të një qyteti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult