Nga: Kim Mehmeti
Mjaft më me atë antireklamë për turizmin e Shqipërisë. Mos i përgjithësoni gjërat sepse jo vetëm në Vlorë, por edhe në Prishtinë e Shkup, mund të hasni në ndonjë shqiptar idiot që dehet me këngët e Cecës, në kamarierë hajdut që do ua faturojnë edhe atë që kanë ngrënë ata vetë si dhe, në pronarë hotelesh që do ua taksojnë edhe ëndrrat që keni parë në bujtinat e tyre.
Bregdetin shqiptar e zbukuron edhe buzëqeshja rinore dhe mikpritja shqiptare. Mos bini pre e antireklamës së paguar nga ata që duan ta dëmtojnë shqiptarinë.
Po, në bregdetin shqiptar nuk do ju presin si në atë kroat, grek, malazez…, por krejt më ndryshe: shumë më lezetshëm. Ashtu që të ndjeheni si duke udhëtuar nëpër ëndrrat e shqiptarisë!
Lexo edhe:
KIM MEHMETI: JETOJMË NË KOHË TË HERONJVE E PATRIOTËVE TË RREJSHËM…
Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në ‘spektaklet’ e rrejshme mediatike.
Spektakle’ në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, ‘spektakle’ që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU