Kina hap spitalin e parë të Inteligjencës Artificiale, me 14 doktorë robotë

Kina ka hapur zyrtarisht spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga Inteligjenca Artificiale. Me 14 mjekë virtualë, të trajnuar nga sisteme të avancuara AI, ky institucion shëndetësor nuk ka nevojë për staf njerëzor; as mjekë, as infermierë, as recepsionistë. Ky shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e Inteligjencës Artificiale në sektorë kritikë si kujdesi shëndetësor, raporton “blockchain.news”.

Spitali është ndërtuar si një qendër eksperimentale, ku teknologjia jo vetëm zëvendëson njeriun, por e tejkalon atë. Aktualisht, ky spital i veçantë trajton mbi 3.000 pacientë realë në ditë, duke ofruar shërbime të menjëhershme, pa pritje dhe me saktësi të lartë në diagnozë.

Ky nuk është më vizioni i një filmi fantastiko-shkencor. Është realiteti që Kina po ndërton me ritme marramendëse, në një garë globale ku Inteligjenca Artificiale bëhet arma kryesore për dominim teknologjik dhe ekonomik.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të frikshëm për vendet e tjera, është ambicia kineze për ta eksportuar modelin në vendet që vuajnë nga mungesa e mjekëve, fondet publike të pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor. 

ObserverKult


Lexo edhe:

KATËR MËNYRA SESI T’I DALLONI FOTOT E KRIJUARA NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE