Kino ABC fillon vitin 2022 me dy premiera botërore

Kino ABC fillon vitin me dy premiera botërore

Në kinemanë e kryeqytetit të Kosovës shfaqen premierat botërore të filmave “The King’s Man” dhe “Scream 5”.

THE KING’S MAN

Sinopsis: Përderisa një koleksion i tiranëve më të këqij të historisë dhe organizatorëve kriminalë mblidhen për të komplotuar një luftë për të zhdukur miliona njerëz, një njeri duhet të garojë me kohën për t’i ndalur ata. Zbuloni origjinën e agjencisë së parë të pavarur të inteligjencës në The King’s Man.

Rolet: Ralph Fiennes, Gemma Arterton, Rhys Ifans, Matthew Goode, Tom Hollander, Harris Dickinson, Daniel Brühl, Djimon Hounsou, Charles Dance, etj, transmeton ‘rtklive’.

Regjia: Matthew Vaughn

SCREAM 5

Sinopsis: Njëzet e pesë vjet pasi një varg vrasjesh brutale tronditën qytetin e qetë të Woodsboro, një vrasës i ri ka veshur maskën Ghostface dhe fillon të synojë një grup adoleshentësh për të ringjallur sekretet nga e kaluara vdekjeprurëse e qytetit.

Rolet: Neve Campbell, Melissa Barrera, Kyle Gallner, Mason Gooding, Mikey Madison, Dylan Minnette, Jenna Ortega, Jack Quaid, Marley Shelton, Jasmin Savoy Brown, Sonia Ammar, Courteney Cox, David Arquette, etj.

Regjia: Matt Bettinelli-Olpin & Tyler Gillett.

_____________________

Lexo edhe:

PREMIERAT E VITIT 2022, PAS DY VITESH PRITJEJE RIKTHEHET NË KINEMA “TOP GUN” E “BATMAN”

Sony dhe Marvel kanë një listë të gjatë filmash që pritet të shfaqen premierë gjatë 2022-shit. Jared Leto është protagonist kryesor në filmin “Morbius”, në rolin e një biokimisti që aksidentalisht shndërrohet në një vampir të gjallë, duke sfiduar kështu vdekjen. “Morbius” çel siparin e premierave më 28 janar.

Me “Spider Man” që po thyen rekordet në kinematë e mbarë botës këtë fund-dhjetori, Tom Holland kthehet në ekranin e madh me “Uncharted”. Holland luan rolin e “Nathan Drake” në një përshtatje në personazhin e video-lojës popullore. “Uncharted”, që vjen në kinema më 18 shkurt.

Robert Pattinson lufton për qytetin Gotham në prodhimin më të fundit të “Batman”. Pattinson vesh pelerinën dhe kapelën e kalorësit të ri të errët. “Batman” vjen premierë në kinema nga…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult