Nesër (8 maj) duke filluar prej orës 20:30 do të nisë sesioni i dytë i shfaqjes së filmave të programit të Kinemasë së Zgjeruar i klubit të filmit në Kinema “Lumbardhi” në Prizren.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të Kino Lumbardhi në Facebook.
Filmi që shfaqet më 8 maj na çon në Los Anxhelos, ku ndjekim historinë e Majas, një emigrante meksikane pa dokumente e cila gjen punë përmes motrës së saj, Rozës.
Pas përpjekjes së saj për të duruar abuzimin nga eprorët e saj dhe kushtet e rënduara të punës, Maja interesohet në përpjekjet solidarizuese dhe retorikën pro bashkimit për të drejtat e punëtorëve të organizuar nga Sam Shapiro.
Në të njejtën kohë ndjekim dhe mënjanimin e motrës së saj për të qenë pjesë e unioneve duke zbuluar kështu një konflikt jo vetëm brenda sistemit, por edhe brenda celulës familjare.
Pra, programi ofron një shqyrtim mbi kushtet e punës, të drejtat e punëtorve dhe marrëdhëniet e ndërlikuara mes njeriut, aftësisë për punë dhe sistemeve që i drejtojnë apo gjenden.
Klubit të filmit “Kinemaja e Zgjeruar” do të takohet në Kino Lumbardhi në datat më 8, 15, 22 e 29 maj prej orës 20:30.
ObserverKult
Lexo edhe:
NË KINO “LUMBARDHI” NË PRIZREN FILLON “PHOTO TALKS”, SONTE MUND TË BASHKËBISEDONI ME BURIM MYFTIUN
Sot, duke filluar nga ora 19:00 në hapësirat e Kino “Lumbardhi” në Prizren do të filloj sesioni i parë i serisë “Photo Talks”. Burim Myftiu aty do të prezantojë spektrin e gjerë të punës së tij nga fotografitë e përditshme deri në projektet afatgjate që i ka zhvilluar në tri dekadat e fundit.
Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale të kino “Lumbardhi”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
“LUMBARDHI” HAP DYERT PËR KOMUNITETIN E VIZITORËT
Kinemaja verore e “Lumbardhit” nga java e ardhshme hap dyert për numër të kufizuar të vizitorëve, që do të mund t’i përcjellin programet artistike që mund të jetësohen në kushte pandemie.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult