Në kino “Lumbardhi” në Prizren fillon “Photo Talks”, sonte mund të bashkëbisedoni me Burim Myftiun

Sot, duke filluar nga ora 19:00 në hapësirat e Kino “Lumbardhi” në Prizren do të filloj sesioni i parë i serisë “Photo Talks”. Burim Myftiu aty do të prezantojë spektrin e gjerë të punës së tij nga fotografitë e përditshme deri në projektet afatgjate që i ka zhvilluar në tri dekadat e fundit. Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale të kino “Lumbardhi”.

Ndërkaq pas prezantimit të fotografive, Myftiu do të bisedoj me kuratorin e programit Ferdi Limani dhe po ashtu do të ketë edhe një bashkëbisedim me publikun.  

Ndryshe, Burim Myftiu (MA) është artist shqiptaro–amerikan i lindur në vitin 1961 në Prizren.

Po ashtu Myftiu është profesor i fotografisë në Universitetin AAB, kurator arti dhe fotograf, anëtar i Associacionit të Artistëve Vizual të Kosovës dhe anëtar i Këshillit të Arteve në New Haven, SHBA.

ObserverKult


Burim Myftiu
©Burim Myftiu

Lexo edhe:

BURIM MYFTIU: PIKTURA

Poezi nga Burim Myftiu

Një pikturë e tmerrshme më kapi në krah
Me hijen e saj mbuloi çdo gjë
Rridhja në agoni
Si e kuqja, me trupin tim
Shpirti ma ndjeu një ankth

Në mesnatë gjumi më la
E keqja u nda
I riu diell, më zgjoi nga ëndrra
E ndjeva në frymën e
mëngjesit
Çdo gjë ishte e bukur
Ishte e ndritshme

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult