Kisha kancer, djalin me autizëm, por ia dola…

Në historinë - sabrina paravicini

Jam 51 vjeçe. Në historinë e jetës kam një kancer, ndërsa në atë të karrierës kam libra, seriale dhe filma të realizuar vetë. Jam nëna e një djali, të cilit i kam dhuruar ditë dhe netë të tëra, vetëm për ta bërë të ndihet që ka një vlerë të shtuar në autizmin e tij.

Nga Sabrina Paravicini

Kanë qenë vite të vështira. Akoma më tepër të gjatë. Kam ecur në jetë e vetme, nuk jam kënaqur asnjëherë nga dashuri prej plastike, dhe përpara vështirësive të jetës ia kam dalë unë, e vetme. E rrethuar nga të tjerë, por e vetme. Dhe ndërkohë që sot e shoh veten pa makiazh, e ndiej se e dua më shumë veten time”.

Ka ngjarje në jetë, të cilat vështirë se mund të parashikohen. Të tilla janë dhe sëmundjet.

Ne ndonjëherë e vrasim mendjen për budallallëqe pa vlerë, për ngjarje në punë, apo për fjalë nga të tjerët, të cilat në fund kanë për t’u harruar.

Problemet e vërteta janë pikërisht këto, sëmundjet dhe vështirësitë kur, edhe pse ke njerëz pranë, sërish ndihesh aq vetëm. E ndjen se vetëm ti mund t’ia dalësh mbanë. Njoh shumë persona në të njëjtën situatë, madje më keq akoma. Kanë vuajtur nga sëmundje të rënda dhe pikërisht në ato momente, njerëzit më me vlerë për ta i kanë braktisur. Nuk ka gjë më të pafytyrë.

Me anë të këtij artikulli ne duam të tregojmë se shpesh herë, vështirësitë që na shpalosen në jetë nuk duhen parë vetëm në mënyrë negative.

Sigurisht që nuk ka ngjarje, të cilën nuk kemi forcë ta kalojmë. Zoti na vendos përherë përballë sfidave që ne mundemi t’i përballojmë. Ama përpara problemeve të jetës, ka diçka të mirë.

Ne arrijmë të kuptojmë se kush janë realisht personat që duhet të mbajmë pranë dhe kush janë ata, që dashurinë e ofrojnë vetëm në mënyrë të shtirur… /bota.al

ObserverKult

Lexo edhe:

DASHURITË E NDALUARA SHNDËRROHEN NË MALL TË PËRJETSHËM…