Kitaristi i “Queen”, Brian May tha se ishte ‘buzë vdekjes’, pas sulmit në zemër.
72-vjeçari tha se “ishte i shokuar” kur e kuptoi se do të duhej t’i nënshtrohej operacionit, pas siç thotë ai një sulmi ‘të vogël’ në zemër.
Në një video në Instagram, May ka zbuluar se pas një lëndimi që e kishte pësuar në kopshtin e tij, ai ishte dërguar në spital dhe më pas ishte kuptuar se situate ishte më serioze.
Pasi kishte lënduar një muskul të ijeve, May vazhdonte të ndihej shumë keq për një javë të tërë, deri kur zbuloi se ndihej ashtu shkaku i një sulmi të padiagnostifikaur në zemër.
“Mendoja se isha i shëndetshëm. Por doli që tri arterie ishin të mbingarkuara dhe në rrezik për të bllokuar furnizimin me gjak në zemrën time”, deklaroi ai mes tjerash.