
Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, ndërsa solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i cili është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz Grammy.
Koncerti organizohet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Italiane në Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe:






