Hajrulla Çeku: Lamtumirë artist i madh!

Dje në moshën 76-vjeçare u nda nga jeta artisti i madh i skenës teatrore e i kinematografisë së Kosovës, Xhevat Qorraj.

Ngushëllime për humbjen e artistit Xhevat Qorraj i ka shprehur edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku familjes e gjithë komunitetit artistik.

Çeku theksoi se kjo është një një humbje e madhe për artin e kulturën. Por sipas tij, me një galeri të pasur rolesh, Qorraj do të mbahet mend gjatë dhe do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artit për shumë breza.

Aktori Xhevat Qorraj për shumë vite ishte aktor në teatrin Kombëtar të Kosovës. Ka interpretuar edhe në një numër filmash, si në filmat: ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’, serinë televizive “Rrushe”, etj.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, XHEVAT QORRAJ

U nda nga jeta aktori i njohur, Xhevat Qorraj. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Xhevat Qorraj kishte lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai ishte aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.

Xhevat Qorraj, pas studimeve për teatër, kinematografi dhe televizion në Beograd, nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALBIN KURTI I PIKËLLUAR PËR XHEVAT QORRAJN: EMËR QË E KANË SHENJUAR HISTORINË E KINEMATOGRAFISË DHE ARTIT NË KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për ikjen nga kjo botë të artistit të madh të skenës teatrore e kinematografike të Kosovës, Xhevat Qorraj.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e dhe tërë komunitetit të artistëve në Kosovë, për humbjen e artistit Qorraj.

Më tej, Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka rikujtuar në detaje, filmat që ka luajtur artisti i madh Qorraj, si në rolin e Prokës, film ky të cilin e ka parë kur ka qenë 10-vjeç e që e ka rishkuar pastaj disa herë, sikurse edhe në filmat e tjerë si “Rojet e mjegullës”, “Si të vdiset”, “Tri dritare dhe një varje” e të tjerë filma që janë të shumtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult