Kjo është 12-vjeçarja nga Gjirokastra që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Nikol Çabeli është vogëlushja nga Gjirokastra që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Kids. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar detaje nga kënga, që nga mesazhi në mbrojtje të natyrës dhe deri te bashkëpunëtorët.

Sakaq, Nikol ka zbuluar se në Spanjë, kur të zhvillohet festivali, do të shoqërojnë familjarët, por edhe motra e saj 18 vite më e madhe, që do të vijë nga SHBA, bashkë me mbesën.

“Mesazhi i këngës është që të mbrojmë natyrën, mjedisin dhe lulet. I ftoj fëmijët dhe jo vetëm, të gjithë, të rriturit që ta mbrojmë natyrën. Erjona Rushiti ka bërë tekstin, ndërsa Enis Mullai ka bërë orkestracionin, të cilët i përshëndes.

Zysh Erjona është fati im dhe në këngën e parë ne kemi fituar në Festivalin e Shkodrës. Eurovizion Kids bëhet në Madrid, në Spanjë. Në Madrid do të vijnë prindërit e mi, që i falenderoj për suportin, zysh Erjona dhe profesori Enisi. Sakaq, më kanë bërë dhe një surprizë, pasi motra ime bashkë me mbesën do të vijnë nga Amerika. Unë me motrën kemi 18 vite diferencë, ndërsa mbesa mbush një vjeç”, u shpreh artistja e vogël./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

E PAZAKONTË/ FITUESI I EUROVISIONIT- E THEU TROFEUN DHE GISHTIN…