Laskarina Bubulina, e bija e Stavros Pinoçit nga ishulli Hidra, pranë Peloponezit, lindi në vitin 1771 dhe vdiq tragjikisht në vitin 1825.
Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit.
Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit në vitin 1811, ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek (1821), duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti.
Arbërorët e Moresë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin bukurinë e saj fizike.
Jeta e hershme
Bubulina u lind në një burg në Konstandinopojë më 11 maj 1771. Ajo ishte me origjinë nga komuniteti Arbëror i ishullit Hidra.
Ajo ishte bija e Stavër Pinoçit, një kapiten, dhe gruas së tij Skevo (Parashqevi Kokini). E ëma ishte pasardhëse e familjes bizantine Kokini.
Osmanët e kishin burgosur Pinoçin për pjesëmarrjen e tij në revolucionin e dështuar të Orlovit 1769-1770 kundër sundimit osman, të nxitur nga konti rus Aleksej Orlov.
Ajo lindi kur e ëma kishte shkuar për të takuar të atin në burg. Babai i saj vdiq pak kohë më pas dhe ajo bashkë me nënën e saj, u kthyen në ishull. Ata u zhvendosën në ishullin Peca katër vjet më vonë, kur e ëma u martua me Dimitrios Lazarou-Orlov. Bubulina kishte tetë gjysmë-vëllezër e motra.
Ajo u martua dy herë, në fillim me Dhimitër Januzin dhe më vonë me pronarin e pasur të anijeve, kapitenin Dhimitër Bubulin, duke marrë mbiemrin e tij.
Bubulina u vra në betejën kundër piratëve algjerianë në vitin 1811. Në moshën 40 vjeç, Bubulina mori pasurinë dhe biznesin e tij dhe ndërtoi vetë katër anije, duke përfshirë dhe luftanijen e madhe “Agamemnon”.
Në vitin 1816, osmanët u përpoqën të konfiskonin pronat e Bubulinës sepse burri i saj i dytë kishte luftuar për rusët kundër turqve në luftrat ruso-turke.
Ajo lundroi për në Konstandinopojë për të takuar Ambasadorin rus, Kontin Pavel Strogonov dhe kërkoi mbrojtjen e tij.
Në mirënjohje të shërbimit të Bubulinës ndaj rusëve, Strogonov e dërgoi për siguri në Krime. Ajo u takua gjithashtu me nënën e Mahmudit II, e cila më pas thuhet se e bindi djalin e saj për të mos prekur pasuritë e Bubulinës.
Pas tre muajsh mërgimi në Krime, Bubulina kthye në Peca.
Lufta greke e pavarësisë
Thuhet se Bubulina u anëtarësua në “Filiqi Eteria”, një organizatë e fshehtë që përgatiste Greqinë për revolucionin kundër sundimit osman.
Ajo do të kishte qenë një nga gratë e pakta, por emri i saj nuk u vu në listat e anëtarëve historikë. Bubulina bleu armë dhe municione me shpenzimet e saj dhe i çoi fshehurazi në Peca me anijet e veta.
“Ndërtimi i anijes Agamemnoni u përfundua në vitin 1820. Ajo korruptoi zyrtarët turq që të injoronin madhësinë e anijes dhe më vonë anija Agamemnon ishte një nga luftanijet më të mëdha në duart e rebelëve grekë.
Bubulina gjithashtu organizoi trupat e saj të armatosura, të përbëra nga burrat nga Peca.
Ajo përdori shumicën e pasurisë së saj për të siguruar ushqime dhe municione, për detarët dhe ushtarët nën komandën e saj.
Më 13 mars 1821, Bubulina ngriti mbi direkun e Agamemnonit flamurin e vet, bazuar në flamurin e dinastisë Komneni të perandorëve bizantinë.
Populli i Pecës u ngrit në revoltë më 3 prill dhe më vonë bashkoi forcat me anije nga ishujt e tjerë grekë. Bubulina lundroi me tetë anije në Nafplion dhe filloi një bllokadë detare.
Më vonë ajo mori pjesë në bllokadën detare dhe kapjen e Monemvasias dhe Pylosit. I biri i saj Jani Januzi vdiq në maj 1821, në betejën në Argos ndaj trupave osmane.
Ajo mbërriti në Tripolica në kohë për të qenë dëshmuare e rënies më 11 shtator 1821 dhe për të takuar gjeneral Teodor Kollokotronin.
Fëmijët e tyre Eleni Bubulina dhe Pano Kolokotroni u martuan më vonë. Gjatë disfatës që pësoi garnizoni osman, Bubulina shpëtoi shumicën e anëtarëve femra të familjes së sulltanit.
Pas pavarësisë
Kur fraksionet kundërshtare shpërthyen në luftë civile në vitin 1824, qeveria greke e arrestoi Bubulinën për lidhjen e saj familjare me Kolokotronin tashmë i burgosur.
Qeveria gjithashtu vrau të shoqin e së bijës. Përfundimisht ajo u internua në Peca. E kishte shpenzuar pasurinë e saj për luftën e pavarësisë.
Vdekja për gjakmarrje
Bubulina u vra në 1825 si rezultat i një armiqësie mes familjesh në Peca. Bija e familjes Koçi e dashuruar me djalin e Bubulinës, Gjergj Januzi u largua nga familja pa pëlqimin e saj.
Duke kërkuar të bijën, i ati Kristodulo Koçi shkoi në shtëpinë e Bubulinës me pjesëtarë të armatosur të familjes së vet. E zemëruar, Bubulina i kundërshtoi nga ballkoni.
Pas grindjes së saj me Kristodulo Koçin, dikush shtiu me armë kundër saj. Ajo u godit në ballë dhe u vra në çast. Vrasësi nuk u identifikua.
Trashëgimia
Në vitin 1923 perandori Aleksandër I i Rusisë i dha Bubulinës gradën e nderit të admirales. Pasardhësit e saj ia shitën anijen Agamemnon shtetit grek, i cili ia ndërroi emrin në Spetsai.
Ajo u dogj nga Andrea Miauli së bashku me fregatën Hellas dhe anijen e luftës Nidhra në bazën detare të Porosit, gjatë luftës së ardhshme civile greke në vitin 1831.
Në ishullin Peca “Muzeu Bubulina” është vendosur në rezidencën 300-vjeçare të Bouboulit, burrit të dytë, ku ende jetojnë pasardhësit e saj. Statuja e saj qëndron në portin e Pecës.
Rrugë të ndryshme në të gjithë Greqinë dhe Qipro kanë marrë emrin e saj, sidomos Rruga Bubulina pranë Universiteti Teknik Kombëtar të Athinës (Polytechnion) dhe Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Athinës, në qendër të Athinës. Po ashtu në Pire e Nikosia./ Bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
LEKË DUKAGJINI I VRAU BURRIN/ KUSH ISHTE PRINCESHA E BUKUR FATPRERË
Jerina Dushmani, ishte princesha më e bukur shqiptare, sipas rrëfimeve të historianëve.
Të paktën, shkrimet e shekullit XV apo dhe më pas, tregojnë për një bukuri të rrallë, duke e krahasuar atë me Helenën e Trojës.
Në fakt, edhe historia e tyre është paksa e ngjashme. Jerina ishte e bija e princit shqiptar Lekë Dushmani.
Bukuria dhe historia e saj, që prej shekujsh u përcoll brez pas brezi, ka edhe tragjedi brenda saj.
Princesha Jerina u dashurua me princin Lekë Zaharia. Por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Lekë Dukagjini.
Duke dashur që të hakmerret, Lekë Dukagjini, vrau Zaharinë. Pas vdekjes së princit Lekë Zaharia, Jerina e Dushmanëve nuk pranoi të martohet me Lekë Dukagjinin. Princesha jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali.
Para vdekjes ajo la një amanet. Amaneti ishte që trupi i saj të sillet në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, Princit Lekë Zaharia.
Kush ishte Lekë Zaharia?
Data e lindjes e Lekë Zaharisë nuk dihet, ndërkohë që ai vdiq më 1445. Ai ishte një fisnik shqiptar nga familja Zaharia. Ai ishte biri i vetëm i Koja Zaharias.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult