Kjo është kryevepra e realizuar 404 vite më parë

Nga Albert Vataj

Tabloja, “Rrëmbimi i vajzave të Leucippus” që Peter Paul Rubensi realizoi në vitin 1617, flet nëpërmjet ngarkesës emocionale dhe mjeteve shprehëse të kësaj natyre.

Figura plastike si skulptura të rrumbullakta që jetësohen nëpërmjet koloritit flakatar, gjithë patos. Ato shprehin energjinë, kurajon, forcën dhe bukurinë e njeriut.

Linja e horizontit e mbajtur ulët, qielli fort i ndriçuar dhe ndërthurja e guximshme skulpturore, shtojnë formën monumentale dhe dramatike të tablosë. Ndërkohë që lëvizjet e fuqishme të katër figurave dhe të kuajve të hazdisur, së bashku me kompozimin tipik barok, i japin veprës një gjallëri të jashtëzakonshme.

Veprimi dhe tendosja sjellin me një aftësi depërtuese dramën, tempin e ngjarjes. Në çdo kohë shikuesi pjesëmerr emocionalisht në tragjizmin e këtij shkasi komunikues artistik që përcjell penelata e Rubensit.

ObserverKult

Kryevepër

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“VIOLINISTJA SHËTITËSE DUKE FJETUR”, PIKTURA QË NA RRËQETH

Nga Albert Vataj

“Violinistja shëtitëse duke fjetur”, një bukuri delikate që ngjeth. Kjo është një punë shumë e bukur dhe shprehëse e piktorit rus, Franz Alekseyevich Roubaud, i cili është arsimuar, ka jetuar dhe krijuar në Gjermani.

Roubaud u lind më 15 qershor 1856 në Odessa dhe vdiq në Munich, më 13 mars 1928. Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Franz Alekseyevich Roubaud, ishte një piktor rus. Ai shquhej për pikturën panoramike. Punët e tij ishin në përmasa shumë të mëdha, aq sa shumë panaire dhe studio arti janë detyruar të përshtatin ambientet enkas për të ekspozuar pikturat e tij.

“Violinistja shëtitëse duke fjetur” është një punë shumë joshëse dhe me peshë emocionale. Ajo përcjell fatin e artistit të rrugës. Një fat i trishtë që rreket të ngrihet mbi forcën e vullnetit dhe pasionit për të sfiduar varfërinë.

Kjo bohemiane, e cila luan me violinën e saj nëpër cepa rrugësh për të fituar bukën e gojës, vjen përmes kësaj penelate shumë shprehëse, si nëpërmjet mjeteve estetike, teknika, koloriti dhe dritëhija, ashtu dhe elementët përbërës: fletët e muzikës që kanë rrëshqitur nga duart e vajzës, violina e vendosur shkujdesur në anë të saj, gjithashtu veshja, e cila me sa duket është veshje karakteristike e vajzave të vendlindjes së tij.

Sytë e mbyllur dhe duart e shkrehura, pozicioni i qëndrimit, këmbët e zbathura, e përcjellin këtë çast prehje. Kjo sa njerëzore aq impresionuese. Mes dëshirës së admirimit të kësaj pune, pikëllimit të këtij çasti, shikuesi e ka të pamundur të zgjedhë cilën anë të mbajë. Atë e godet tematika, ashtu siç e josh realizimi artistik, atë e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult