Netflix vlerëson se seriali i famshëm “Squid Game” do të krijojë thuajse 900 milionë dollarë në vlerë për kompaninë, sipas shifrave të publikuara nga Bloomberg.
Squid Game mund të shndërrohet në një minierë ari për Netflix. Seria televizive e momentit ka pasur një sukses të tillë (dhe jo pa probleme). Sa ka rizgjuar interesin drejt botës koreanojugore dhe ka frymëzuar krijimin e një videoloje.
Përtej ndikimit kulturor dhe emocional te përdoruesit është interesante të kuptojmë edhe efektin ekonomik për shërbimin streaming.
Në këtë rast na vijnë në ndihmë dokumentet e rezervuara të publikuara nga Bloomberg. Vlera ekonomike e serialit është vlerësuar nga vetë Netflix në thuajse 900 milionë dollarë.
Kjo shifër merr njëfarë kuptimi kur për realizimin e gjithë serialit janë shpenzuar 21.4 milionë dollarë në total, mesatarisht 2.4 milionë për një seri. Shifrat i referohen vetëm sezonit të parë. Të cilat janë marrë nga një dokument që ilustron parametrat e performancës së Netflix për serialin, transmeton ‘lapsi.al’.
Shifrat e suksesit
Këtu duhet bërë një saktësim – shifrat e publikuara nga e përditshmja ekonomike nuk përfaqësojnë vlerën e shitjeve që lidhen me serialin televiziv. Por vetëm një shifër të suksesit në lidhje me përdoruesit që e kanë parë.
Këto shifra Netflix pritet t’i mbajë për vete. Në 23 ditët e para që kur nisi transmetimin, më 17 shtator. Janë rreth 132 milionë persona që kanë parë të paktën dy minuta të kësaj serie.
Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm të serialit Bridgerton. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e brendshëm, të rezervuar. 89% e shikuesve kanë parë të paktën 75 minuta të serialit (më shumë se një seri). Ndërkohë 66% shikues ose 87 milionë persona mendohet se e kanë përfunduar në 23 ditët e para.
Në total, njerëzit kanë kaluar më shumë se 1.4 miliardë orë duke parë serialin. I cili është realizuar nga Siren Pictures.
Spektaklet në gjuhë të huaja (jo angleze) vijojnë të jenë më të ndjekurat në platformën streaming.
Kompania amerikane thotë se në tre muaj, deri më 30 shtator, janë regjistruar 4.4 milionë përdorues. Thuajse dyfishi krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Vitet e fundit, Netflix është përqendruar shumë në rritjen ndërkombëtare, duke investuar në programe në gjuhë të huaja si Money Heist.
Shoqëria deklaroi në fillim të këtij viti se parashikon të shpenzojë 500 milionë dollarë për të krijuar përmbajtje në Korenë e Jugut. Ku numri i abonentëve me pagesë arriti 3.8 milionë në fund të vitit të kaluar.
LEXO EDHE: ANGLI: KËSHILLË E RREPTË PËR PRINDËRIT: MOS I LINI FËMIJËT TË SHIKOJNË ‘SQUID GAME’