Kjo “‘këngë’ e Drake & The Weeknd” është bërë nga Inteligjenca Artificiale dhe askush nuk e kuptoi (VIDEO)

Inteligjenca Artificiale (AI- nga Artificial Intelligence) po hyn në jetën tonë çdo ditë e më shumë, duke shkaktuar një shqetësim të madh për aftësitë që paraqet.

Sidomos tash është në një pikë ku krijimet e saj, si imazhe, video dhe madje edhe këngë, në disa raste janë të pakuptueshme që nuk janë produkt njerëzor!

Së fundmi është publikuar një këngë e titulluar “Heart on My Sleeve”, e cila huazon zërat e Drake dhe The Weeknd.

Jo vetëm kënga, por edhe fakti që u ngarkua në shumë platforma si Spotify shkaktoi reagime të forta në rrjet. 

Kënga u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale, duke mbledhur miliona shikime. Kënga u publikua nga një përdorues anonim “Ghostwriter977” ku shkruante.

“Unë kam qenë një shkrimtar fantazmë për vite dhe nuk jam paguar pothuajse për asgjë”.

Pikërisht nga këtu lindin debatet. Si mund të publikohej një këngë e tillë pa marrë miratimin nga vetë këngëtarët.

Autori mund të jetë një amator me një mllef që do e shkatërrojë Hip-hopin. Apo do mbjellë mosmarrëveshje në industrinë e muzikës.

Të gjitha të panjohurat e bëjnë të domosdoshme që industria të veprojë shpejt. Si do të zgjidhen çështje të tilla?

Beteja është në fillimet e saj, por do të jetë në dorën e gjykatave të vendosin se çfarë përbën një shkelje të ligjit në këto platforma.

Kush përfiton dhe sa para mund merret nga ajo.

Mundësitë e pafundme të inteligjencës artificiale kërkojnë mbrojtje të hekurt për të drejtat e autorit që shkojnë edhe më tej se rregullat që ekzistojnë aktualisht në industri./a2news.com

ObserverKult


pichai

Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TË KONTROLLOHET SI ARMËT BËRTHAMORE!

CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë.

Kjo pasi sipas tij, teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.

Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale, të ngjashme me marrëveshjet e përdorura. Kjo për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore.

Pichai paralajmëroi se konkurrenca për të avancuar prodhimin e teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e sigurisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult