Klodian Tomorri: Ka pasë qenë një kohë kur Festivalet e muzikës promovonin muzikë…

Nga Klodian Tomorri

Ka pasë qenë një kohë kur:
Festivalet e muzikës promovonin muzikë,
Ndeshjet e futbollit promovonin sport
Teatri dhe kinematografia promovonin art.
Dhe bota ishte një vend normal.

Tani është një kohë kur të gjitha këto promovojnë  vetëm një axhendë.
Atë të denatyrimit njerëzor dhe vlerave të kotësisë.

Në kampionatin botëror, futbollistët dalin me shirita ylberi në krah.

Në një festival muzike kulmi arrihet kur një burrë puthet në mënyre pasionante me llapë në fyt me një burrë tjetër. Pese metër me tutje ishte gruaja e njërit prej burrave.

Nëse ti shtron me të drejtë pyetjen se çfarë përfiton shoqëria njerëzore nga fakti që një burrë jargavitet me një burrë tjetër në prime time, para miliona fëmijëve, përgjigja që merr nga avokatët e axhendës është emancipimi i shoqërisë.

Lëvizjet që kanë emancipuar shoqërinë njerëzore ishin ato që u dhanë grave të drejta të barabarta me burrat, hoqën skllavërine, u dhanë të gjithë njerëzve liri dhe barazi para ligjit pavarësisht fesë, etnisë, ngjyrës apo racës. Shtrinë aksesin në arsim dhe shëndetësi për të gjithë pa asnjë dallim ekonomik apo racial.

Këto lëvizje zgjeruan kapitalin human në mënyre të jashtëzakonshme, pasi deri dje ti mund të ishe talent, por nuk lulëzoje dot se isha skllav. Mund të ishe gjeni, por nuk të lejonte njeri të kultivojë gjenialitetin tend sepse ishe grua. Tani pyetja është si e emancipon shoqërinë njerëzore fakti kur Fedezi i fut llapën publikisht Roza Kimikut?
Ose kur këta luajnë kala dibrance nga mbrapa? Boh.

Me shumë gjasa Giorgia Meloni ka për të dekapituar të gjithë zinxhirin drejtues të Rai-t, pas asaj që ndodhi në San Remo. Por axhenda e silikonit do vazhdojë t’i imponohet dhunshëm sërish e sërish shumicës së heshtur deri në triumfin e plotë. Pastaj asgjë s’do jetë më si më parë. Ajnshtajni nuk do ketë as 1 për qind të popullaritetit të Fedez
Llapës. Ndërsa Da Vinci do jetë një zero para Roza Kimikut dhe Maneskineve. Nëse ti promovon këtë me axhendë, aty shkon.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË SHQIPËRI, FUSIN NË BURG MJEKUN QË MORI 20 MIJË LEKË, POR NUK PREKIN ATË QË VJEDH 100 MILIONË EURO

Nga: Klodian Tomorri

1-Fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin asnjë nga ata që vjedhin 100 milionë euro në vit me tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë.

2-Fusin ne burg kamerierët dhe lavazhierët për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj që blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot.

3-Fusin në burg plakën 82 vjeç për kotecin, por asnjë nga trafikantët dhe ndërtuesit e mëdhenj të kullave pa leje në Tiranë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult