Në Shqipëri, fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin atë që vjedh 100 milionë euro

 

1-Fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin asnjë nga ata që vjedhin 100 milionë euro në vit me tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë.

Nga: Klodian Tomorri

2-Fusin ne burg kamerierët dhe lavazhierët për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj që blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot.

3-Fusin në burg plakën 82 vjeç për kotecin, por asnjë nga trafikantët dhe ndërtuesit e mëdhenj të kullave pa leje në Tiranë.

4-Futen gjithë Lushnjën në burg për kanalin e Bishtqethmit që ishte 200 mijë euro gjithsej. Por nuk prekin asnjë nga ata që bëjnë baterdinë qindra milionë euro me tenderat e rrugëve.

5-Kanë mbushur burgjet me punëtorë hashashi, por trafikantët ndërkombëtarë i presin me nderime në kryeministri. 

6- Futën në burg me mijëra njerëz për energjinë elektrike. Por nuk kapen dot asnjë hajdut tek tenderat e energjisë. As atëherë kur KESH zbrazi kaskadën në mënyrë kriminale për të shkëmbyer energjinë ditën me natën me privatin.

7-Donin të fusnin në burg gazetarët për dokumentat e hackeruara nga iranianët. Por nuk arrestuan asnjë nga përgjegjësit të AKSHI. Madje vazhdojne t’i japin miliarda kontraktorit privat përgjegjës për sigurinë kibernetike. Sepse ajo është kompania e oborrit.

Morali këtu është keshtu. Ne Shqipëri po je fakir, që merr ndonje cope buke për mbijetese të dërrmojnë. Po vodhe miliona euro të bejnë hero. Ky është shteti më i drejtë në botë.

Ah po. E ka fajin llumi i drejtësisë dhe policët e korruptuar. Kush mendon ndryshe e faltë Zoti.

*Titulli i origjinalit: “ Shteti më i drejtë në botë


Lexo edhe:

NDODHI NGA KY QYTET I SHQIPËRISË: STATUJA E SKËNDERBEUT QE TRI VJET “E BURGOSUR” NË MAGAZINË…

ObserverKult