Inva Mula & Pirro Çako: Si një ëndërr e pafund është dashuria

Si një ëndërr e pafund është dashuria… interpretojnë Inva Mula & Pirro Çako

Koha ikën shpejt, sa shpejt,
E s’kthehet më.
Ëndrrat tona mbeten pas,
Përgjithmonë.

Te një yll lart në qiell,
Unë ty të pres
Kur nata gjithësinë mbulon.

Si një ëndërr e pafund
është dashuria…

Në errësirën pa mbarim,
Ku dal të gjej
o ylli im.

Përtej kufijsh në largësi,
Kur syri s’mbërrin,
Syri s’mbërrin.

Sa herë u ngrita unë në re,
Kërkoj në terr, por dot s’të gjej,
Në mos më shumë,
Një rreze çon,
O ylli im, ylli im.

Qielli errët krejt nga retë,
Kur ty s’të shoh.
Ankthi më pushton në shpirt,
Më mundon.

Unë jam yll që ndriçoj vetëm për ty,
Kur nata gjithësinë mbulon.

Si një ëndërr e pafund
është dashuria.

Përtej kësaj jete do të mbërrijë
Ky malli im, kjo nostalgji.

Me vite dritë, le pas një yll
Dhe po u fik,
Po u fik.

Se koha vitet që jetojmë,
Janë veç një çast në dashuri.
Në mos më shumë,
Një rreze çon,
O ylli im, ylli im.

ObserverKult

—————————————————————————-

LEXO EDHE: INVA MULA & PIRRO ÇAKO: PA TY DITË NUK KA… (TEKSTI DHE KËNGA)

Në Paris edhe pak po zbardh,
në Nju-Jork mesnata bie
Dita mua sytë mi zgjon,
nata ty qerpikët t’i mbulon.

Fletët gris në kalendar,
ditët, netët, rrokullisen
Gjithë ky mall që na mundon,
pa mbarim e bën këtë pritjen tonë.

Sa herë shohim lart në qiell,
vezullon për ne Ylli i Mëngjesit.
Veç ai na sheh të dy kur lind,
është i fundit yll atje që shuhet!

Pa ty nata është e gjatë,
pa ty ditë nuk ka.
Kur dielli lind tek unë,
atje tek ty fillon të perëndojë
Na ndan një oqean.
Sa larg… dhe pranë…

Ky eklips dhe pak do zgjasë,
kur errësira të largohet.
Sytë e tu dhe sytë e mi,
hënën, diellin pranë do t’i afrojnë…