Komedia “Martesa” e Çehovit mori çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove

Komedia “Martesa” e Çehovit e interpretuar nga trupa teatrale e Durrësit nën regjinë e Driada Dervishit është vlerësuar në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, me çmimin e publikut.

Ndonëse online, dhe jo në ditët më të aktive Teatri Aleksandër Moisiu dhe artistët e kësaj skene artistike, kanë pritur kryetaren e bashkisë. Që ka zgjedhur t’i urojë për çmimin në Ditën Botërore të Teatrit.

Aktivitetet e kësaj trupe teatrore

Kjo trupë teatrore në aktivitetin e saj online ka komunikuar vazhdimisht me publikun nëpërmjet audiotregimeve të Çehovit. Koncerti homazh për viktimat e tërmetit, intervistat Aktorët për Aktorët. Fushata “Këpucët e Kuqe” e disa projekte të tjera të shtrira gjatë këtij viti të vështirë./a2news.com

LEXO EDHE: Ndahen çmimet për “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”