Kompozitori i Himnit të Kosovës, profesor Mendi Mengjiqi, i është bashkuar presionit botëror ndaj qeverive dhe kompanive për të ndërmarrë veprime kundër ndryshimit klimatik dhe dëmtimit të mjedisit, në mënyrën e tij me një pjesë unike të muzikës klasike prodhuar dy vjet me parë.
Mengjiqi, një student dhe një mik i kompozitorit të ndjerë polak Krzysztof Penderecki, u largua nga Krakowa (Poloni) pas studimeve për t’u kthyer në vendin e tij në 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, për t’u mësuar studentëve kosovarë muzikën klasike dhe për të prodhuar pjesë të ndryshme të pasionit të tij duke shprehur përmes notave vizionin dhe mesazhet e tij për botën e sotme dhe të ardhmen, raporton dtt-net, transmeton ‘zeri.info’.
Një nga veprat e tij të fundit është edhe “Dhimbja Simfonike” me të cilën profesori përmes notave muzikore shpreh dashurinë e tij për natyrën dhe botën e gjelbër dhe më pas dhimbjen, shqetësimin dhe zemërimin për dëmtimet mjedisore në fshatin e tij Lupç i Epërm të Podujevës, sikurse edhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kontinentin evropian dhe globin deri në pyllin e Amazonës në Brazil…
Linku i veprës muzikore: https://soundcloud.com/dtt-net/symphonic-pain-by-mendi-mengjiqi