“Sot qeshi, por dikur më shkaktuan dhimbje të pafundme”/ Rrëfehet piktori Bujar Luca: Ja pse më hoqën nga Akademia

Gjatë rrëfimit të tij, në emisionin “Pas Mesnate” piktori i njohur Bujar Luca është kthyer pas në kohën kur studionte në Akademinë e Arteve.

Ai ka kujtuar momenti kur e hoqën nga Akademia, pasi vizatoi për mungesë letre pas portretit të Stalinit.

Luca thotë se ky çast sot e bën të qesh, por dikur i ka shkaktuar një dhimbje të pafundme.

“Ne atëherë kishim një mungesë të jashtëzakonshme për çdo gjë, një mungesë të mjeteve të punës. Domethënë çdo gjë mungonte që nga penelat deri te telajot dhe letra. Edhe projektin e diplomës që pata bërë, më mungonte letra, pata marrë një katalog të pikturave sovjetike të asaj kohe që nga një anë ishin riprodhim dhe nga një anë e bardhë.

Pata vizatuar mbi fletën e bardhë, por komisioni në një moment të caktuar ktheu fletën dhe pa që nga tjetër ishte një pikturë e Realizmit Socialist sovjetik, shkollë ku ata kishin mësuar. Pra, portreti i Stalinit, i cili bëri të përjashtohesha dhe nga shkolla. Kjo ishte diçka që nuk mund të falej.

Kështu që nga gjykimi që po bënim për projekt diplomën, kaluam nga gjykimi si ishte e mundur që nuk kisha marrë në konsideratë që të tregova një mungesë respekti për këto vepra. Është një gjë absurde.

Sot na bën të qeshim, por që mua më kanë shkaktuar dhimbje të pafundme”, u shpreh piktori./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“RUAJ ZËRIN ORIGJINAL TË LASGUSH PORADECIT”, PIKTORI KOSTANDINI ZBULON BOBINAT E VITEVE ’80

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i njohur nga Pogradeci, Anastas Kostandini ka zbuluar dhe disa bobina origjinale nga vitet ’80.

Ai ka theksuar se ato dikur i përkisnin gjeniut të poezisë, Lasgush Poradecit, i cili ka regjistruar me zërin e tij.

Kostandini ka treguar se gjatë momentit të regjistrimit të poezive, Poradeci nuk i lexonte, por i dinte të gjitha përmendësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Raymond Carver

RAYMOND CARVER: SHIU

Poezi nga Raymond Carver

U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.

Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult