Komuna e Prishtinës hap aplikimin për artistët e pavarur të prekur me COVID

Komuna e Prishtinës hap aplikimin për artistët e pavarur të goditur nga pandemia.

Javë më parë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në mesin e kategorive që do të ndihmohen për tejkalimin e krizës së COVID-19, janë edhe artistët.

Ai njoftoi se për këtë kategori do të ndahen 170 mijë euro, në mënyrë që të mbështeten financiarisht artistët e pavarur të goditur nga kriza ekonomike e pandemisë COVID-19.

Tashmë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur aplikimi online, ku artistët e pavarur kanë mundësi të aplikojnë për subvencion nga komuna.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I KOMUNËS SË PRISHTINËS:

“THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE TË ARTISTËVE TË PAVARUR

Me qëllim të mbështetjes të të gjitha kategorive të shoqërise, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen publike pën ndarjen e subvencioneve për artistët e pavarur të Komunës së Prishtinës.

Aplikimi është i hapur deri me 16.12.2020 dhe ju ftojmë të aplikoni dhe ta shpërndani këtë informatë.

Për çdo paqartësi ju lutem të na kontaktoni përmes:

Email: [email protected]
Tel: 038226417

Hollësite për procedurat e aplikimit dhe hollësitë e tjera mund ti gjeni në vegëzën: https://granteperartistet.prishtinaonline.com/