“Më është bërë një kurth i madh”, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale aktori shqiptar para se t’i jepte fund jetës

Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.

“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.

Për dy çunat e mi Schwibe dhe Raya.

Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar Florind Belliu./tirananews.al


Lexo edhe:

TRAGJEDITË NË JETËN E JOHN TRAVOLTAS: NGA VDEKJA E TË BIRIT TE HUMBJA E DY GRAVE NGA SËMUNDJA E RËNDË

Megjithë suksesin në rolet e tij filmike, aktori i filmit legjendar ‘Grease’ John Travolta, ka kaluar mjaft dhimbje gjatë viteve të jetës së tij, që prej humbjes së djalit të tij Jett te vdekja e dy partnerëve, bashkëshortes Kelly Preston dhe ish-të dashurës Diana Hyland, nga kanceri.

Pasi la universitetin për të gjetur famë në New York, Travolta u bë një nga aktorët më të famshëm të kohës së tij…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU